Google ka prezantuar 18 karakteristika të reja në rrjetin e saj social Google+, duke përfshirë edhe përditësimet e shumta në shërbimin e njohur të komunikimit Hangouts dhe mjete të reja shtesë për përdoruesit të cilët shfrytëzojnë faqen për fotografi. Të rejat tjera do të zbulohen në "ditët e ardhshme," thuhet sipas zëdhënësit të kompanisë.
Google gjithashtu publikoi disa shifra të reja dhe interesante për përdoruesit e Google, duke konfirmuar se rrjeti i saj social tashmë ka 540 milionë përdorues aktivë, në qoftë se numërohen edhe qasjet përmes Gmail.
Ndërsa nëse numërohen vetëm përdoruesit e drejtpërdrejt të Google+, atëherë faqja ka 300 milionë shfrytëzues aktivë në muaj. Përdoruesit e Google+ gjithashtu janë shumë aktivë pasi që të njëjtit ngarkojnë 1.5 miliardë fotografi në javë, tha se Vic Gundotra, përfaqësuesi kryesor për Google+.
Disa prej risive brenda Hangout përfshijnë edhe gjeo-lokacionin, të cilin përdoruesit mund ta shtojnë në komunikimin e tyre me miqtë, dhe ky funksion i ri mbështetet nga Google Maps. Versioni i ri i Hangouts përfshin edhe GIF-ët e animuar.
Në anën e fotografive, Google+ vazhdon ta pozicionojë veten si platforma më e mirë sociale për përdoruesit të cilët kujdesen për fotografitë e tyre. Një mjet i ri i quajtur Auto Awesome Erase, heq njerëzit ose objektet tjera nga fotot tuaja. Nëse ju shkrepni një fotografi në rrugë me shokët tuaj, dhe në të ka edhe njerëz të huaj në prapavijë me funksionin e ri ata mund të fshihen automatikisht.
Google tani e ka bërë më të lehtë për përdoruesit të kërkojnë fotografi në rrjetin social, pasi që faqja tani ka shtuar më shumë se 1.000 terma të ri kërkimi të cilat algoritmi i Google Image i identifikon automatikisht, dhe pas kërkimit të përdoruesve, motori i kërkimit të fotografive brenda Google+ gjen fotot përkatëse edhe në qoftë se ato nuk janë të etiketuara.
Google+ gjithashtu do të mbështesë edhe ngarkimet e fotografive në të gjitha madhësitë dhe rezolucionet, kështu që përdoruesit nuk duhet të kompromentojë cilësinë e fotografive të tyre për t’i ngarkuar ato në rrjetin e tyre social, tha Gundotra
Për më shumë, Google+ gjithashtu zbuloi një funksion të ri të quajtur Auto Awesome Video, me të cilin shërbimi automatikisht konverton fotot dhe videoklipet e përdoruesit në një film të shkurtër, të kompletuar edhe me audio.
Pasi Google+ të përcaktojë se cili grup i videove dhe fotove janë bërë në të njëjtën periudhë kohore, faqja automatikisht do t’i filtrojë ato për të zgjedhur ato që janë më interesantet dhe me cilësinë më të lartë, dhe t’i përfshijë ato në filmin e shkurtër.
Më pas, përdoruesit e kanë mundësinë e editimit të videos, nëse ata duan, duke ndryshuar motivit dhe filtrate e videos, si dhe kohëzgjatjen e klipit apo tingullit në të.
Google ka thënë se të gjitha këto përditësime së shpejti do të jenë në dispozicion për përdoruesit, dhe se do t’i njoftojë ata se kur këto risi do të shfaqen në Play Store. / Telegrafi /
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

iPhone i palosshëm vjen në fund të vitit 2026?

Sa para, aq muzikë në YouTube

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa