LAJMI I FUNDIT:

Google “shkrin” Checkout në Wallet

Google “shkrin” Checkout në Wallet

Google ka njoftuar se do t’i shkrijë në një, të dy shërbimet e saj të pagesave, duke bërë që Google Checkout të bëhet pjesë e shërbimit të ri, Google Wallet.

Me këtë rast, përdoruesit të cilët janë duke përdorur Google Wallet do të mund të bëjnë blerje në ueb-faqet të cilat mundësojnë Google Checkout.

Nëse jeni përdorues i Google Checkout, atëherë ju menjëherë mund ta shkrini llogarinë tuaj me Google Wallet, në rastin e parë që dëshironi të bëni një blerje.

Për më shumë, Google gjithashtu ka thënë se do ta krijojë një mundësi blerje për aplikacionet me pagesë që janë brenda Android Market. / Telegrafi /