LAJMI I FUNDIT:

Google në shoping të patentave

Google në shoping të patentave

Google këtë vit e filloi më i pasur për disa patenta – apo thënë më saktë plot sosh. Pasi që gjatë verës bleu mbi 2,000 patenta nga IBM-i, me 30 dhjetor ai bleu edhe 217 patenta të tjerë, gjithashtu nga IBM-i.

Në blerjen e fundit të bërë nga Google pjesën më të madhe e përbëjnë patentat aktiv, por edhe një numër i vogël i atyre që presin miratimin e zyrës së patentave. Pjesa më e madhe e patentave ka të bëjë me teknologjitë që përdoren në telefonat celularë, shfletuesit mobil të internetit, dhe kërkimet zanore. Në mesin e patentave ndodhen edhe disa me emra bukur të përgjithshëm – telefoni kompjuterik, algoritmi për kërkimet zanore, bartja e ueb aplikacioneve në mes të pajisjeve, dhe metodat për modifikimin dinamik të ueb faqeve për shfaqje në pajisjet mobile.

Gjiganti i kërkimeve është i vendosur që të mbroj Androidin nga paditë e ndryshme. Përveç IBM-it, vitin e kaluar Google bleu Motorola-n, më së shumti për shkak të 17,000 patentave që kishte në posedim. /Telegrafi/