LAJMI I FUNDIT:

Google: Mbi 190 milionë pajisje në Android

Google: Mbi 190 milionë pajisje në Android

Google i ka publikuar rezultatet e saj financiare, ndërsa drejtori ekzekutiv i Google, Larry Page ka njoftuar edhe për disa detaje tjera në të cilat është duke punuar njësia e saj e sistemit operativ Android.

Me sa duket, sistemi operativ Android i ka punët mjaft mirë pasi që është thënë se deri më sot, në nivel global janë aktivizuar më shumë se 190 milionë pajisje mobile në Android.

Drejtori i Google gjithashtu ka folur për versionin e fundit të Android, Android Ice Cream Sandwich i cili pritet që gjatë javës së ardhshme të paraqitet në treg, së bashku me modelin e telefonit Google Nexus Prime.

Të dhënat e fundit që ishin dhënë për numrin e pajisjeve mobile të aktivizuara në Android, ishin ato të muajit qershor të këtij viti, kur ishte thënë se rreth 130 milionë pajisje bazohen në sistemin operativ Android, dhe një ngritje për 60 milionë brenda pak muajsh pa dyshim se është një shifër mbresëlënëse. / Telegrafi /


Në trend Teknologji

Më shumë
'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Teknologji

"Diçka shkoi keq, provoni ta rifreskoni", X jashtë funksionit për mijëra përdorues në mbarë botën

Teknologji
Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Teknologji
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Teknologji
Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Teknologji
U prezantua kompjuteri me qeliza të trurit të njeriut

U prezantua kompjuteri me qeliza të trurit të njeriut

Teknologji
Kalo në kategori