LAJMI I FUNDIT:

Google lanson funksionin “Me on the Web”

Google lanson funksionin “Me on the Web”

Google e ka shtuar edhe një funksion të ri në shërbimin e saj të kërkimit, të cilin e ka quajtur “Unë, në ueb”, dhe i njëjti është dizajnuar t’i ndihmojë përdoruesve të monitorojnë identitetin e tyre online.

Shërbimi i ri i Google është në dispozicion në listën e saj të shërbimeve të njohur si Google Dashboard, ndërsa funksioni i ri është i pozicionuar nën pjesën ku aktualisht gjendet llogaria e përdoruesit.

“Me on the web” është pothuajse e ngjashme me shërbimin aktual të Google, Google Alerts, pasi që lejon përdoruesit të pranojnë njoftime për emrin dhe emailin e përdoruesit.


Për këtë shërbim, thuhet se ky është hapi i parë i kompanisë Google për ta përmbushur misionin e saj për ta mbrojtur identitetin e përdoruesit online. / Telegrafi /