LAJMI I FUNDIT:

Google dhe Waze fillojnë kombinimin e hartave për Google Maps

Google dhe Waze fillojnë kombinimin e hartave për Google Maps

Google dhe Waze, kompania e hartave të cilën e ka përvetësuar Google për një shumë marramendëse prej 1 miliard dollarësh në qershor të këtij viti, tani kanë filluar t’i integrojnë shërbimet e tyre në Google Maps.

Përditësimi i ri i aplikacionit të Google Maps për platformat më të rëndësishme mobile, iOS dhe Android, tani do të përfshijë njoftimet për aksidente, punime në rrugë, mbyllje të rrugës, dhe raportime tjera të incidentev, të cilat bëhen nga përdoruesit e Waze.

Në anën tjetër edhe aplikacioni i Waze për Android dhe iOS është përditësuar me Google Search dhe tani përdoruesit e Waze mund t’i shtojnë njoftimet për incidente në Google Maps, mirëpo fillimisht vetëm për këto shtete: Argjentina, Brazili, Kili, Kolumbia, Ekuadori, Franca, Gjermania, Meksika, Panamaja, Peru, Zvicrra, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja.

Versioni i ri i aplikacionit të Google Maps tani mund të shkarkohet nga dyqanet e aplikacioneve të Apple, App Store dhe Google Android, Play Store. / Telegrafi /