LAJMI I FUNDIT:

Google dhe Microsoft zgjerojnë ofertën në re

Google dhe Microsoft zgjerojnë ofertën në re

Sipas një shkrimi në faqen GigaOM, Google dhe Microsoft po përgatisin shërbimet e reja “në re” me të cilat më mirë do të mund ti konkurrojnë shërbimit EC2 të Amazonit.

Sipas pohimeve që të dyja kompanitë janë të fazat përfundimtare të zhvillimit të shërbimeve të reja, e Microsoft ofertën e vet në re mund të ndodhë ta paraqes qysh në konferencën Meet Windows Azure e cila me 7 qershor mbahet në San Francisco. Pritet që Google shërbimin e vet të ri në re do ta paraqes pak më vonë, respektivisht kah fundi i vitit.

Të dyja kompanitë tashmë kanë shërbimet në re, por janë prapa Amazonit i cili me ofertën e vet të zgjidhjeve “Infrastructure as a Service” (IaaS) ka bërë për vete pjesën më të madhe të tregut. /Telegrafi/