LAJMI I FUNDIT:

Google dënohet me 22.5 milionë dollarë për abuzimin me Safari

Google dënohet me 22.5 milionë dollarë për abuzimin me Safari

Sipas një raporti të fundit nga WSJ, Google është afër marrëveshjes me Komisionin Federal të Tregtisë për të paguar dënimin në vlerë prej 22.5 milionë dollarëve, pas vendimit i cili thotë se Google ka shkelur të drejtat autoriale të shfletuesit të Apple, Safari.

Edhe më herët, FTC kishte dënuar kompaninë Google për abuzimin e privatësisë së shfletuesit të Apple, Safari, pasi që kjo e fundit thuhet se ishte mashtruar gjatë marrëveshjes për pranimin e paraqitjes së reklamave në faqe.

Shuma prej 22.5 milionë dollarësh llogaritet të jetë vlera më e madhe që duhet paguar për dënimin e një kompanie. Mirëpo, për një gjigant si Google kjo shumë nuk është e madhe dhe nuk do të ndikojë në biznesin e saj multi-miliardësh. / Telegrafi /