LAJMI I FUNDIT:

Google Chrome 9 në shpërndarje

Google Chrome 9 në shpërndarje

Google ka filluar shpërndarjen e versionit përfundimtar të shfletuesit të internetit Chrome 9, i cili sjellë disa risi të rëndësishme të paraqitura qysh në versionin eksperimental. Në mesin e karakteristikave më të rëndësishme gjithsesi është mbështetja për standardin WebGL, i cili mundëson grafikë të plotë tredimensionale brenda shfletuesit.

Grafika WebGL shfrytëzon përshpejtimin harduerik. Pos kësaj, Chrome 9 ka edhe mbështetje për komunikimin e çastit Chrome Instant (Google Instant) me lexim automatik të faqeve të vizituara shpesh gjatë shënimit të adresave të tyre, përderisa është integruar edhe dyqani i aplikacioneve Chrome Web Store.

Ky opsion i fundit tani për tani ofrohet vetëm për përdoruesit brenda kufijve të Shteteve të Bashkuara, derisa paraqet dyqanin online të aplikacioneve të internetit, me theks në ato që shfrytëzojnë përparësitë e teknologjive moderne të internetit.

Versioni i ri i shfletuesit (Chrome 9.0.597.84) mund të përditësohet brenda aplikacionit apo të shkarkohet nga faqet zyrtare. /Telegrafi/


Në trend Teknologji

Më shumë
A po e harxhon Inteligjenca Artificiale ujin tonë të pijshëm – dhe sa po ndikon në ndryshimet klimatike?

A po e harxhon Inteligjenca Artificiale ujin tonë të pijshëm – dhe sa po ndikon në ndryshimet klimatike?

Teknologji
DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali

DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali

Teknologji
A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se

A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se "nuk ka një plan pas këtij krijimi"

Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Teknologji
‘DeepSeek vs ChatGPT’ - si krahasohen ato?

‘DeepSeek vs ChatGPT’ - si krahasohen ato?

Teknologji
Alibaba pretendon se modeli i saj i ri i Inteligjencës Artificiale kalon rivalët DeepSeek dhe ChatGPT

Alibaba pretendon se modeli i saj i ri i Inteligjencës Artificiale kalon rivalët DeepSeek dhe ChatGPT

Teknologji
Kalo në kategori