LAJMI I FUNDIT:

Google arnon 16 lëshime në Chrome

Google arnon 16 lëshime në Chrome

Ekspertët e kompanisë Google kanë arnuar suksesshëm 16 lëshime në shfletuesin e vet të internetit Chrome, dhe i kanë paguar 3.133,7 dollarë hulumtuesit rus Sergey Glazunov i cili i ka njoftuar për njërin prej tyre.

Lëshimet në versionin e mëparshëm të Chrome, të cilin e ka zëvendësuar versioni 8.0.552.237, janë gjetur në disa komponentë, përfshirë mbështetjen për zgjerime, shfletuesin e integruar të dokumenteve .PDF dhe pjesës për përpunimin e stileve të cilët përshkruajnë pamjen e faqeve (CSS).

Grupi prej 13 lëshimeve janë kategorizuar si kërcënime të rrezikshme, dy mesatarisht të rrezikshme, gjersa një prej tyre është vlerësuar si kritik. /Telegrafi/