Një VW Golf i braktisur në zonën e parkimit afatshkurtër të një aeroporti në Berlin për një vit të tërë ka bërë lajme ndërkombëtare pasi ka grumbulluar një shumë të madhe prej 201,480 eurosh (209,124 dollarë) për tarifat e parkimit.
Tarifat e parkimit në aeroporte janë shpesh shumë të larta, dhe Aeroporti Brandenburg i Berlinit nuk është përjashtim. Dymbëdhjetë minutat e para në zonën e parkimit afatshkurtër janë falas, pas së cilës tarifat janë 11 dollarë për 30 minuta, 23 dollarë për orë dhe 552 dollarë për ditë për të parkuar veturën aty, një shumë e konsiderueshme për çdo shofer.
Tani imagjino të parkosh një automjet aty për një vit të tërë. Përveç nëse nuk bëhet fjalë për një automobil ultra-luks, ndoshta do të ishte më mirë ta linit automjetin aty sesa të paguani tarifat e papërballueshme të parkimit, shkruan odditycentral.
Kjo është ndoshta ajo që i tha vetes pronari i një VW Golf gri, pasi e la veturën të parkuar aty që nga janari i vitit të kaluar. Nuk dihet kur autoritetet e aeroportit e panë që një automjet ishte braktisur në zonën e tyre të shtrenjtë të parkimit për të paktën disa muaj, por dihet se askush nuk bëri asgjë për një vit të tërë.
Menaxhmenti i aeroportit, APCOA Deutschland GmbH (kompania e menaxhimit të parkimit), policia lokale dhe madje edhe zyra e qarkut lokale, të gjitha e mohuan çdo lloj përgjegjësie në këtë rast, duke tërhequr vëmendjen për neglizhencën që rrethonte rregullat e parkimit afatgjatë.
Mjeti i braktisur u tërhoq më 28 janar, moment kur kishte grumbulluar një borxh prej 201,480 eurosh për tarifat e parkimit, të cilat ndoshta nuk do të mblidhen kurrë, pasi policia nuk ka mundur ende të identifikojë pronarin.
Të dhënat aktuale sugjerojnë se vetura mund të jetë vjedhur dhe pastaj braktisur në aeroport, pasi targa e Hanoverit nuk përputhet me automjetin. “Nëse tarifat e parkimit të papaguara në këtë rast mund të mblidhen, varet nga nëse debitori mund të identifikohet dhe ka mjetet e nevojshme financiare”, tha një përfaqësues i APCOA-s për The Munich Eye.
Për t’u kujdesur, makinat braktisen shpesh në aeroporte, por ato zakonisht gjenden në zonën e parkimit afatgjatë, ku tarifat janë dukshëm më të ulëta. Ky VW gri bëri lajm vetëm sepse u la në zonën e parkimit afatshkurtër, ku grumbulloi mbi 200 mijë euro për tarifat e parkimit pa që dikush të vërejë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Digjen karrikuesit e veturave elektrike të Tesla

Si të vozitni në një rrethrrotullim me shumë korsi?

Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina

Opel dhe Citroen po shesin gjithashtu makina pa ekran qendror

Volkswagen ka përgatitur një SUV të ri të vogël

Tërhiqet Trump: Pezullon tarifat për automjetet e ardhura nga Kanada dhe Meksika

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi