LAJMI I FUNDIT:

Gold AG pret vendimin e gjykatës për “Shqiptar 2” (Video)

Gold AG pret vendimin e gjykatës për “Shqiptar 2” (Video)

Që pas publikimit të projektit “Shqiptar 2”, Gold AG hasi në probleme nga më të ndryshmet. Kjo punë përfundoi në gjykatë, pasi deputetja Alma Lama e pat paditur këngëtarin, me arsyetimin se ka fyer dinjitetin e saj përmes këtij projekti muzikor.

Së fundmi, “Shqiptar 2” u largua edhe nga kanali YouTube.

Sa i përket kësaj, Golldi ka mohuar të japë ndonjë deklaratë, duke thënë se është në pritje të vendimit të Gjykatës, përveçse pranon se vet ai e ka larguar projektin nga YouTube, për ta respektuar procesin.


“Kam vendosur të mos flas për media, derisa të përfundoj gjithçka. Jemi duke e pritur vendimin e gjykatës dhe besoj që shumë shpejt projekti ‘Shqiptar 2’ do të kthehet në YouTube. Këngën e kam larguar me vetëdëshirë. Dua që gjithçka ta zgjidhi në mënyrë paqësore dhe kjo është vetëm për ta respektuar procesin,” ka thënë Gold AG për emisionin Express Summer të KTV-së.

Gjykata e shkallës së parë pati pranuar dy kërkesa të Lamës për padi kundër Arian Agushit, për ta vendosur masën e sigurisë, përkatësisht bllokimin e këngës ‘Shqiptar 2’ dhe t’ia bllokojë llogaritë bankare.

Edhe kjo e fundit është pranuar pasi të gjitha llogaritë bankare të këngëtarit janë të bllokuara, pavarësisht që gjykata nuk ka dalë ende me ndonjë vendim.

Goldi po ashtu bëri të ditur se edhe ai ka dorëzuar ankesë në Gjykatë dhe është në pritje për hapat e mëtutjeshëm që do të merren.

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Magazina
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti diskuton me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Magazina
Kalo në kategori