LAJMI I FUNDIT:

Gmail me aplikacion unik për iOS

Gmail me aplikacion unik për iOS

Shërbimi i emailit të Google, Gmail është në sistemin operativ të Apple, iOS, përmes aplikacionit në uebfaqes, mirëpo me sa duket kjo gjë do të ndryshojë, pasi që Google ka planifikuar ta ketë një aplikacion të dedikuar për iPhone, iPad dhe iPod Touch.

Aplikacioni origjinal i Gmail për pajisjet që bazohen në iOS tashmë është dorëzuar në Apple për aprovim, dhe se i njëjti mund të lëshohet në përdorim brenda pak kohësh.

Ky aplikacion i ri i Google, pritet që t’i ketë të gjitha funksionet e Gmail në iPhone dhe pajisjet tjera të Apple.

Njëri nga funksionet që pritet të ofrohet në këtë aplikacion, është ardhja e emailit në kohë reale, si dhe funksionet tjera si “Priority Inbox” i Gmail, dhe selektimi i mailave me ngjyra të ndryshme. / Telegrafi /