LAJMI I FUNDIT:

Gjysmë milioni polakë dolën në rrugë, protesta më e madhe që nga rënia e komunizmit

Gjysmë milioni polakë dolën në rrugë, protesta më e madhe që nga rënia e komunizmit

Qindra mijëra protestues u mblodhën në Varshavë për një nga mitingjet më të mëdha në Poloni që nga rënia e komunizmit në vitin 1989.

Shumica e partive opozitare u bënë thirrje mbështetësve të bashkohen në marshimin kundër partisë nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS), të udhëhequr nga Jaroslaw Kaczynski.

Mes të pranishmëve janë ish-kryeministri, Donald Tusk dhe ish-presidenti, Lech Walesa. PiS e dënoi tubimin si një “marsh urrejtjeje”, raporton ap.


Zyra e kryebashkiakut të Varshavës vlerësoi se gjysmë milioni njerëz morën pjesë në ngjarjen, e cila u bë në 34 vjetorin e zgjedhjeve të para pjesërisht të lira në Poloni.

Shumica e protestuesve janë nga pjesë të tjera të vendit, dhe në të njëjtën kohë protesta u mbajtën edhe në qytete të tjera polake si Krakov.

Ligji, i cili është kritikuar nga BE-ja dhe SHBA-ja, krijon një komision për të hetuar ndikimin e paligjshëm rus në politikën polake dhe ka fuqinë t’i ndalojë njerëzit të mbajnë poste publike për 10 vjet.

Qeveria mohon që ligji minon demokracinë dhe presidenti, Andrzej Duda ka propozuar amendamente për heqjen e këtyre kompetencave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Kalo në kategori