Site icon Telegrafi

Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

Gjyqtari spanjoll Jose Luis Munuera Montero nuk do të ndajë drejtësi në ndeshjet e fundjavës së ardhshme pas spekulimeve që lidhin atë me kompaninë Talentus Sport.

Gjyqtari i njohur spanjoll përjashtoi yllin e Real Madridit, Jude Bellingham, për një fjalë që anglezi e tha, e që ai e ka konsideruar si fyerje javën që shkoi. Kjo ka krijuar polemika në Spanjë.

Por ai nuk u ndal për të gjykuar këtë javë për këtë gjë, por ka dyshimet se ai mund të ketë marrëdhënie profesionale me kompaninë Talentus Sport, e cila ka lidhje me La Ligën, UEFA-n dhe klube si Manchester City dhe PSG.

Lexo po ashtu Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha gjyqtarit që çuan në karton të kuq direkt

Kjo ka shkaktuar shqetësime për shkelje të mundshme të kodit të etikës.

Federata Spanjolle e Futbollit dhe Komiteti Teknik i Gjyqtarëve kanë marrë një qasje të kujdesshme, duke i lënë çështjen në duart e departamenteve ligjore dhe të përputhshmërisë. Megjithëse nuk është bërë asnjë akuzë zyrtare, Montero ka fshirë të gjitha gjurmët e lidhura me Talentus Sport nga profili i tij në LinkedIn, duke përfshirë edhe fshirjen e vetë profilit.

Kontratat e gjyqarëve në Spanjë parashikojnë ekskluzivitet në marrëdhëniet profesionale, por kjo nuk i ndalon ata plotësisht nga të pasurit interesa në kompani të tjera.

Megjithatë, çështja e papajtueshmërisë dhe konflikteve të interesit mbetet një shqetësim. /Telegrafi/ 

Exit mobile version