Gjyqësori në Maqedoni në kolaps, mungesa e kuadrove vështirëson punën e gjykatave

Gjyqësori në Maqedoninë e Veriut po përballet me kolaps të kuadrove. Në mungesë të kandidatëve, Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme u detyrua të përsëritë edhe një herë konkursin për kryetar në Gjykatën e Lartë Administrative dhe gjykatave themelore të Berovës, Dellçevës dhe Krushevës.
“Gjyqësori në vend po përballet me kolaps. Besoni. Ne të gjithë diskutojmë, por këtë opinioni duhet të besojë. Në çdo mbledhje e themi, nuk ka të punësuar, nuk ka gjykatës, nuk ka kryetarë dhe ne këtë shpallje formalisht do ta zbatojmë procedurën. Unë frikësohem se sërish askush nuk do të paraqitet. Nuk ka gjykatës prej ku do të mundeshin të paraqiten dhe në fund vijmë në situatë që gjykatës të deleguar nga një vend në vend tjetër të jenë u.d. kryetarë, por ajo nuk është zgjidhje, ajo është vetëm sa të figurojë”, deklaroi Vesna Dameva, kryetare e Këshillit Gjyqësor.
“Me të vërtetë situata është alarmante, pasi mbaj mend se nuk e di se cila shpallje është me radhë për kryetar të gjykatës në Krushevë, Berovë dhe ne nuk kemi kandidatë. Pra, me vite nuk konkurron askush. Dhe kjo tanimë është situatë alarmante”, tha Milazim Mustafa, anëtar i Këshillit Gjyqësor.
Anëtari tjetër, Sashko Georgiev, propozoi që Kuvendi të shqyrtojë mundësinë e shfuqizimit të gjykatave më të vogla në vend.
“Ky problem do të zgjidhet nëse tanimë në bazë të reformave shumë të përmendura, është koha përfundimtare që pushteti legjislativ në këto reforma ta rishqyrtojë rrjetin gjyqësor, gjegjësisht arsyetimin e ekzistimit të disa gjykatave të vogla në shtet. Në fakt, e dini se bëhet fjalë për diku te 7-8 gjykata ku të njëjtat nuk kanë gjykatës dhe nga ana tjetër, ka edhe më pak interesim që dikush të aplikojë ose paraqitet për kryetar të gjykatës. Njëkohësisht, kolegë e dimë se numri i gjykatësve ulet çdo vit, ndërkaq nga ana tjetër, e gjithë kjo pasqyrohet në efikasitetin dhe përditshmërinë e veprimit tanimë edhe në gjykatat më të mëdha”, u shpreh Sashko Georgiev, anëtar i Këshillit Gjyqësor.
Ndryshe, sipas të dhënave të Këshillit Gjyqësor, gjykatave themelore në vend u mungojnë gjithsej 162 gjykatës. Gjegjësisht, momentalisht ka 272 gjykatës, ndërkaq duhet të ketë minimum 432. Në gjykatat e Apelit, punojnë momentalisht 64 gjykatës, ndërkaq mungojnë edhe 54 të tjerë. Ndërkaq në Gjykatën Supreme, me gjithë gjykatësin Naqe Georgiev i cili ndodhet në paraburgim, janë të evidentuar 14 gjykatës, ndërkaq mungojnë edhe 12 të tjerë. Mungesa e gjykatësve ndikon negativisht në cilësinë e procedurave gjyqësore dhe kohëzgjatjen e tyre. /Alsat
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës