Dëshmitari i 11-të i mbrojtjes së Salih Mustafës në Hagë, Musli Halimi është përgjigjur në pyetjet e avokatit Julius von Bone lidhur me aktivitetin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ka thënë se në fshatin Zllash ka shkuar më 15 janar 1999 ku ka qëndruar në një objekt, i cili sipas tij ka shërbyer si qendër stërvitore për ushtarët.
Në pjesën e parë të seancës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, Halimi ka deklaruar se nga viti 1993 ka jetuar në Gjermani prej ku pastaj ka shkuar në Shqipëri në vitin 1998. Nga Shqipëria ai ka thënë se ka shkuar në Zllash, në janar 1999.
“Kam qenë nga vitit 1993-98 në Gjermani. Prej Gjermanisë kam ardhur në Shqipëri në ’98-ën. Prej Shqipërisë kam ardhur në këmbë deri në Zllash”, ka thënë dëshmitari.
Halimi ka thënë se gjatë bombardimeve të NATO në mars të ’99-së ai ka qenë në Zllash në qendrën stërvitore që sipas tij ishte e vendosur në një objekt shkolle.
“Aty është paraparë të hapet një qendër stërvitore dhe unë jam njohur me ish- komandantin e brigadës Adem Shehun në Tiranë dhe ai ka qenë qëllimi që unë të shkoj në Zllash. 15 ditë ka qenë parapërgatitje për hapjen e qendrës stërvitore 15 janar deri më 1 shkurt. Qendra stërvitore ka qenë në fshatin Zllash. Aty ka qenë një shkollë fillore nga klasa e parë deri në klasën e katërt. Ajo është shfrytëzuar për qendër stërvitore”, ka thënë Halimi, transmeton KP.
Dëshmitari Halimi ka thënë se objekti ka pasur katër klasë ku sipas tij një dhomë ka shërbyer si zyrë në të cilën ka qëndruar ai, ndërsa ka pasur edhe një objekt për përgatitjen e ushqimit për ushtarët dhe se qendra stërvitore ka qenë vartëse e Brigadës 153.
Në Zllash, dëshmitari ka thënë se kanë qenë edhe eprorë të tjerë si Rrahman Dini, Sejdi Veseli dhe Fatmir Sopi.
“Shtabi i brigadës ka qenë 500 metra larg qendrës stërvitore më poshtë se qendra stërvitore në fshat, në një objekt privat, në një shtëpi private, aty kanë qëndruar ata”, ka thënë Halimi.
Halimi, i cili gjatë luftës njihej si “Llapi”, ka folur për periudhën sa ka qëndruar në qendrën stërvitore në Zllash. Ndër të tjera ai ka thënë se nuk ka pasur femra në mesin e rekrutëve.
“Është dashur të bëhet zgjimi në mëngjes, ka qenë higjiena personale dhjetë minuta, është dashur të bëhet fizkulturë e mëngjesit, të kthehen në shkollë t’i rregullojnë krevatet, higjienën personale, të përgatiten rresht për ngritjen e flamurit. Para ngritjes së flamurit është bërë një inspektim i çdo ushtari a është i qethur, i rruar, i përgatitur, nëse nuk ka qenë ka marrë dënim është dashur të bëjë atë punë, nëse ka qenë në rregull është ngritur flamuri. Ne i kemi dërguar në mëngjes për ushqim nga ora 8 ka filluar mësimi dhe jemi marrë me aktivitete ditore deri në mbrëmje. Në mbrëmje ka qenë prapë zbritja e flamurit, pushim, fjetje”, ka thënë dëshmitari.
Në prill të ‘99-së, dëshmitari ka thënë se ka shkuar në Prapashticë dhe se nga data 10 e atij muaji nuk është kthyer më në Zllash.
“Me sa më kujtohet më 7 prill ka filluar lufta në Prapashticë ku është edhe kufiri Kosovë Serbi. Unë kam shkuar atje. Jam përcaktuar komandant i batalionit në atë pjesë, nga brigada 153, por kam ardhur nga 7 prill deri më 10 prill prapë në mbrëmje në Zllash, në qendër stërvitore. Kurse nga data 10 më nuk jam kthyer në qendër stërvitore dhe kam qëndruar në luftë në Prapashticë dhe disa fshatra të tjera”, ka thënë ai.
Musli Halimi po vazhdon të përgjigjet në pyetjet e avokatit mbrojtës të Salih Mustafës.
Mustafa është arrestuar më 24 shtator të vitit 2020 me pretendimin për krime lufte.
Ai po qëndron në paraburgim në Hagë ndërsa në paraqitjen e tij para trupit gjykues është deklaruar i pafajshëm./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Filipçe: Do të kishte qenë më e mençur nëse Maqedonia do të kishte votuar “pro” dy rezolutave për luftën në Ukrainë

Dumani: Përpjekja për ta treguar SPAK-un si represiv, e dështuar

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Kurti: Qytetarët presin nga ne që të përmbushim obligimin për formimin e legjislaturës së nëntë si fitues të zgjedhjeve

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe