Urimi i kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, që i bëri kryeministrit Albin Kurti, ka nxitur reagime.

Në letër-urimin thuhet se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe ajo personalisht, e mirëpresin bashkëpunimin e ndërsjellë në forcimin e mëtutjeshëm të sundimit të ligjit.


Kjo ngjalli reagime të opozitës, konkretisht Lidhjes Demokratike të Kosovës.

LDK këtë veprim e ka quajtur afërsi të paprecedent të Kushtetueses.

Tutje sipas tyre, çdo afrim i kryetares së Gjykatës, në emër të Gjykatës, qoftë edhe si urim, i paprecedentë e i pazakontë dhe mbi të gjitha anues, dëshmon për cenimin e kredibilitetit të institucionit në fjalë; në kohë kur paanshmëria është vlerë thelbësore e demokracisë.

Por, Kushtetuesja në të kaluarën ka dërguar letra të tilla urimi edhe për liderët e partive tjera që kanë marrë postin e kryeminsitrit.

Në dokumentet që ka siguruar Telegrafi shihen se kjo gjykatë urime ka dërguar edhe kryeministrave pa dallim të përkatësisë partiake, pra si nga PDK, LDK, AAK dhe së fundi edhe LVV./Telegrafi/

Leter urimi per Kryeparlamentaren Osmani Sadriu Copy scaled

Leter urimi i Kryetarit Enver Hasani per Kryeministrin Isa Mustafa scaled

Leter urimi i Kryetares Rama Hajrizi per Kryeministrin Avdullah Hoti scaled

Leter urimi i Kryetares Rama Hajrizi per Ministrin e Drejtesise Abelard Tahiri scaled

Leter urimi i Kryetares Rama Hajrizi per Kryeministrin Ramush Haradinaj scaled

Leter urimi i Kryetares Rama Hajrizi per Kryeparlamentarin Kadri Veseli scaled

Leter urimi per Presidentin Thaci scaled

Leter urimi i Kryetares Rama Hajrizi per Kryeministrin Albin Kurti 2020

Leter urimi i Kryetares Rama Hajrizi per Ministrin e Drejtesise Selim Selimi scaled