Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesat për hedhje të aktakuzës për korrupsion ndaj Ministrit aktual të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe të akuzuarve të tjerë, Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha-Prestreshi.
Vendimin për hedhjen e aktakuzës e ka marrë kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Alban Ajvazi. Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, në çështjen penale kundër të akuzuarve L.A., A.O., Z.R., N.K., B.U.,dhe M.B.-P. për shkak të veprës penale në bashkëkryerje Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 lidhur me nenin 31 të të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa të akuzuarit A.O., B.U. dhe M.B-P. edhe për veprën penale në bashkëkryerje Mosekzekutim i vendimeve gjyqësore nga neni 402 par.2 lidhur me paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda, PP.I.nr.105K/2018 të datës 24.07.2020, jashtë seancës së shqyrtimit gjyqësor ka vendosur lidhur me kërkesat për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtim të provave të paraqitura nga mbrojtësit e të akuzuarve dhe ka aprovuar kërkesat për hedhjet të aktakuzës dhe kundërshtim të provave të paraqitura nga mbrojtësit e të akuzuarve L.A., A.O., Z.R., N.K., B.U.,dhe M.B.-P., kundër aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda, PP.I.nr.105K/2018 e datës 24.07.2020, si i pabazuar”, thuhet në njoftim.
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda më tej në njoftim ka bërë të ditur se ka hedhur aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda, PP.I.nr.105K/2018 të datës 24.07.2020, dhe ka pushuar procedurën penale kundër të akuzuarve L.A., A.O., Z.R., N.K., B.U., dhe M.B.-P., për veprat penale të përshkruara si më lartë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Lushnjë, vajza e re bie nga pallati 10 katësh dhe gjen vdekjen
Ministria e Shëndetësisë: 10.3 miliardë denarë rritje të buxhetit për institucionet shëndetësore
Mickoski: Institucionet janë në terren, po bëhet analizë e çmimeve nëpër marketet e vendit
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit
Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur
Alarm i rremë për mjet të dyshimtë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve