Për dallim nga vitet tjera, këtë vit deputetët e Parlamentit të Maqedonisë nuk pritet të shkojë në pushim vjetor, edhe pse një gjë e tillë ishte paralajmëruar. Kjo për shkak të agjendës së ngjeshur politike të ligjvënësit, debatet për shkarkimin e prokurorit publik Marko Zvrlevski, më pas miratimi i ligjeve që dalin nga plani qeveritarë 3-6-9, mes të cilëve është dhe ligji për gjuhën shqipe si dhe ligji për nëpunës administrativ.
Siç merr vesh gazeta Koha nga burime parlamentare, partitë e shumicës parlamentare LSDM, BDI dhe ASH, pritet që më 15 shtator ta miratojnë Ligjin për përdorimin e gjuhëve, me çka do të bëhet një avancim i ndjeshëm i gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e pushtetit qendror dhe atij lokal në Maqedoni.
“Më 25 shtator vetëm se fillon fushata parazgjedhore dhe Parlamenti nuk do të punojë efektivisht, ndërsa ligji për shqipen është rënë dakord mes partive që më 15 shtator të miratohet nga ana e deputetëve, ndërsa paraprakisht do të jetë në seancë plenare dhe debati nuk prite të zgjasë shumë”, njoftojnë për gazetën Koha burime nga grupet parlamentare të partive në pushtet.
Siç shtojnë këto burime, “duhet pritur të shteret debati për prokurorin e përgjithshëm Marko Zvërlevski dhe të shkarkohet ai dhe më pas mund të fillojnë lirshëm punët në Parlament, jo vetëm për miratimin e Ligjit për gjuhët, por edhe për një sërë ligjesh tjera që janë në agjendë të panit 3-6-9”.
Ndryshe, partitë në pushtet, por edhe ato opozitare, e pranojnë se ende nuk kemi zyrtarizim të plotë të gjuhës shqipe, por se propozim ligji që pritet të miratohet, sipas vlerësimit të shumë ekspertëve, krijon konturat kryesore drejt barazisë së gjuhës shqipe me gjuhën maqedonase në një të ardhme shumë të afërt. Që të ndodhë kjo, duhet të ketë zbatim adekuat, ku barrën kryesore për këtë e ka vetë Qeveria e Republikë së Maqedonisë.
“Me propozimin që janë marrë vesh BDI bashkë me ASH-në dhe me LSDM-në, gjuha shqipe sa i përket përdorimit të brendshëm të qytetarëve shqiptarë në raport me ata maqedonas, lirisht mund të thuhet se është e barabartë me gjuhën maqedonase. Kjo ka të bëjë edhe me mbylljen e njërës ndër pikat kyçe të Marrëveshjes së Ohrit për dygjuhësisë në Maqedoni, por edhe zbatimin e plotë të nenit 7 të kushtetutë së Maqedonisë”, thonë nga grupi parlamentar i BDI-së.
Ndërkaq, deputeti nga Lëvizja Besa Fadil Zendeli, thotë se propozim-ligji që ata e kanë në duar tani e rrit ndjeshëm përdorimin e gjuhës shqipe, por sipas tij gjuha shqipe nuk e fiton statusit e gjuhës së dytë zyrtare, ashtu siç e jep Kushtetuta.
“Edhe më herët e kam thënë dhe po e përsëris se, ky propozim-ligj e avancon në një masë të ndjeshme përdorimin e gjuhës shqipe, që është e obligueshme për institucionet shtetërore, por fatkeqësisht jo në të gjitha, p.sh. gjyqësori, ushtria, policia. Nga ana tjetër, nuk është e obligueshme edhe për qytetarët maqedonas as në ato komuna të përziera që dokumentacionet e tyre të jenë edhe në gjuhën shqipe. Prandaj, nuk na lejohet të themi se gjuha shqipe është gjuhë e dytë zyrtare ashtu siç e parasheh edhe Kushtetuta në dispozitat e saj”, thotë për gazetën Koha Fadil Zendeli, deputet nga Lëvizja Besa.
Ndryshe, përveç ligjit për gjuhën shqipe, para fillimi të fushatës parazgjedhore është paraparë të miratohen edhe ndryshime të ligjit për nëpunës administrativ, përmes të cilit do të hiqet testi për gjuhën angleze, testi psikologjik dhe testi për integritet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit