LAJMI I FUNDIT:

Gjuajti me armë zjarri pas konfliktit me një person, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Gjuajti me armë zjarri pas konfliktit me një person, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan, pasi që i njëjti pas një konflikti që kishte pasur me një person ka shtënë me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur ditën e hënë, rreth orës 16:00, transmeton Telegrafi.

“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 24.07.2023, rreth orës 16:00 ka pranuar informacion se në fshatin Goshicë pas një konflikti verbal në mes të viktimës B.B. (viti i lindjes 1960, mashkull kosovar shqiptar) dhe të dyshuarit N.M. (viti i lindjes 1956, mashkull kosovar shqiptar), dyshohet se i dyshuari ka shtënë me armë zjarri revole në drejtim të pa përcaktuar nga të cilat të shtëna askush nuk është lënduar, thuhet në njoftim.


Njësitet policore i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin e rastit nga i cili është konfiskuar një  armë e kalibrit 7.65 mm, një karikator, pesë fishekë të kalibrit 7.65 mm, një 1 predhë dhe një  gëzhojë si provë materiale për gjykatën.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe “Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim të pa autorizuar të armëve’’ dhe ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë. Rasti është dërguar prokurorin e shtetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori