Mbrëmë (e hënë) është mbajtur Post Big Brother VIP Kosova.
Në një moment, reperi Stresi dhe modelja Xhuli Nura iu rikthyen debatit për luftën e fundit në Kosovë – temë për të cilën kishin folur shumë edhe brenda shtëpisë.
Dhe me të dëgjuar këtë ka reaguar ish-banori Gjon Karrica, i cili në bisedë e sipër ka ngatërruar fjalën ‘dëshmor’ me ‘dëshmitar’.
“Nëse nuk flitet rreth Big Brother Vip Kosova dhe eksperiencat tona, nuk kemi nevojë t’i luajmë eshtrat e dëshmitarëve”, ka thënë Karrica.
Tutje, ia ka kërcënuar se do ta lëshonte sallën në rast se banorët do të vazhdonin të përdornin patriotizmin për të “fituar poena” te publiku.
“Nuk bën të flitet për patriotizëm, më vjen shumë keq, përndryshe do të çohem dhe do ta liroj sallën”, shtoi Gjoni. /Telegrafi/