Site icon Telegrafi

Gjobë mijëra euroshe dhe dy ndeshje moslojë për Moise Kean

(Foto: Getty Images)

Federata Italiane e Futbollit e ka gjobitur me 10.000 euro dhe e ka suspenduar për dy ndeshje sulmuesin Moise Kean, për kartonin e kuq në ndeshjen ndërmjet Romës dhe Juventusit.

Futbollistit të Zonjës së Vjetër iu tregua kartoni i kuq në fund të takimit për shkak të goditjes që i bëri Gianluca Mancinit, pas një tërheqjeje për fanelle.

Në fakt, Massimiliano Allegri sapo e kishte inkuadruar në lojë Keanin, i cili u përjashtua vetëm pas 40 sekondash në Stadio Olimpico.

https://twitter.com/InfoVideofr/status/1632520718721196032

Trajneri i Juves ka konfirmuar se 23-vjeçari u ka kërkuar falje stafit dhe bashkëlojtarëve për veprimin e tij, ndërsa pritet që ta dënojë edhe klubi.

Lexo po ashtu Qëndrimi në fushë 30 sekondësh i Moise Kean: Shqelmon kundërshtarin dhe largohet me të kuq - e pret një dënim i rëndë

Pezullimi i tij nënkupton se do të mungojë në ndeshjen e Serie A kundër Sampdorias dhe Interit. /Telegrafi/

Exit mobile version