Një numër gjithnjë e më i madh i vendeve evropiane dhe aleatëve tradicionalë amerikanë këtë javë kanë lëshuar paralajmërime për qytetarët e tyre që të jenë të kujdesshëm gjatë udhëtimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndër këto vende janë Gjermania, Britania e Madhe, Danimarka dhe Finlanda. Megjithëse asnjë nga këto shtete nuk ka këshilluar zyrtarisht kundër udhëtimit në SHBA, paralajmërimet e tyre tregojnë për një shqetësim në rritje lidhur me politikën e imigracionit të Amerikës dhe papërcaktueshmërinë gjatë hyrjes në vend, madje edhe për ata me dokumente të rregullta, shkruan newsweek.
Në javët e fundit janë raportuar disa incidente në kufijtë amerikanë. Për shembull, sipas “The Guardian”, një shkencëtari francez i është ndaluar hyrja në SHBA edhe pse po shkonte në një takim zyrtar në Qendrën Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore (CNRS). Zyrtarët e imigracionit i kontrolluan telefonin dhe gjetën mesazhe kritike ndaj presidentit amerikan Donald Trump.
Çfarë fshihet pas këtyre ndalimeve?
Përveç kësaj, shtetasja britanike Becky Burke u deportua më herët këtë muaj nga SHBA-ja, pasi kaloi plot 19 ditë në paraburgim amerikan. Burke mendonte se kishte përmbushur të gjitha kushtet për të hyrë në vend, por autoritetet amerikane gjithsesi e ndaluan dhe më pas e dëbuan.
Për shkak të rasteve të tilla, Britania e Madhe ka përditësuar udhëzimet e saj, duke paralajmëruar qytetarët se mund të ndalohen ose të deportohen nëse shkelin ndonjë nga rregullat e hyrjes.
“Duhet të respektoni të gjitha kushtet për hyrje, vizat dhe rregullat e tjera. Autoritetet amerikane i zbatojnë me rigorozitet këto kushte dhe mund të arrestoheni ose të mbahet në paraburgim nëse i shkelni ato”, njoftoi Zyra e Jashtme britanike.

Gjermania gjithashtu ka përditësuar udhëzimet e saj pasi disa shtetas gjermanë u ndaluan nga zyrtarët kufitarë amerikanë. Ministria e Jashtme gjermane paralajmëroi se as një vizë e vlefshme dhe as leja ESTA nuk garantojnë hyrjen në SHBA, duke theksuar se zyrtarët amerikanë të kufirit kanë të drejtën e diskrecionit të plotë.
Politika e administratës së re të Trump duket e vendosur për të kufizuar imigracionin në masën më të vogël të mundshme, duke mos ngurruar të ndalojë hyrjen e njerëzve bazuar në bindje politike, kombësi apo orientime seksuale. Ekipi i Trump gjithashtu pretendon se shumë turistë abuzojnë me vizat turistike për të qëndruar ilegalisht dhe për të punuar në SHBA, duke përforcuar qëndrimin e tij të ashpër ndaj emigrantëve dhe politikës së imigracionit.
Paralajmërim i veçantë për personat transgjinorë
Dje, Danimarka iu bashkua aleatëve të tjerë dhe përditësoi udhëzimet e saj për udhëtimet në SHBA, me një fokus të veçantë te problemet për personat transgjinorë. Kjo përditësim erdhi pasi organizata LGBT+ Denmark kërkoi sqarime për ndryshimet në politikën amerikane nën administratën e Trump.
Formularët e vizave amerikane tani kërkojnë që udhëtarët të zgjedhin vetëm midis gjinisë “mashkull” ose “femër”, pa opsionin “X” që ekziston në disa pasaporta. Autoritetet daneze kanë këshilluar personat transgjinorë që të kontaktojnë ambasadën amerikane para se të udhëtojnë.
Edhe Finlanda u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të jenë veçanërisht të kujdesshëm, duke theksuar se një vizë e vlefshme ose leja ESTA nuk garanton automatikisht hyrjen në SHBA.
“Mund të imagjinoni vetëm se si i trajtojnë të huajt”
Susanne Branner Jespersen nga organizata LGBT+ Denmark deklaroi për radion daneze Radio 4 “jemi të shqetësuar se njerëzit mund të ndalohen në aeroport, t’u refuzohet hyrja ose të përjetojnë situata të pakëndshme dhe poshtëruese”.
Paul Statham, profesor i studimeve të migracionit në Universitetin e Sussexit, tha për Newsweek se “për shumicën e njerëzve (sidomos për të bardhët e pasur), kjo ndoshta nuk do të ketë ndikim të madh në vendimin e tyre për të udhëtuar. Por grupet që ndihen të kërcënuara nga retorika dhe politikat e Trumpit – veçanërisht personat transgjinorë – mund të ndihen të pasigurt”.
Alex Nowrasteh nga Instituti CATO ishte edhe më i drejtpërdrejtë “është e vështirë të thuhet se sa do të ndikojnë këto paralajmërime në turizëm, por me siguri nuk do të ndihmojnë. Zyrtarët amerikanë të doganave janë të njohur për sjelljen e tyre të vrazhdë dhe arrogante. Jam shtetas amerikan dhe edhe mua më kanë trajtuar keq në kufi. Mund të imagjinoni vetëm se si i trajtojnë të huajt”.
Ndërkohë, organizata Lincoln Project, e cila ka mbi 2.8 milionë ndjekës në rrjetin social X, deklaroi se “aleatët tanë tani po paralajmërojnë qytetarët e tyre se një udhëtim në SHBA mund të nënkuptojë rrezikun e arrestimit të paligjshëm. Kjo administratë na turpëron vazhdimisht”.
Për momentin, nuk është e qartë nëse këto paralajmërime do të ndikojnë në numrin e udhëtimeve midis SHBA-së dhe Evropës apo nëse do të ketë një reagim zyrtar nga autoritetet amerikane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Hapet gropa gjigante në mes të Seulit, humb jetën një burrë që ishte në motoçikletë – shoferi i veturës shpëton për një “fije floku”

Trumpit nuk i pëlqen portreti i tij presidencial – por merr një të ri nga Putini

“Mësimet që i kemi marrë gjatë pandemisë COVID po harrohen”, paralajmërojnë shkencëtarët britanikë

Trumpit nuk i pëlqen portreti i tij presidencial - por merr një të ri nga Putini

Qytetarët e Kroacisë raportojnë për spirale të çuditshme në qiell

Zelensky fle poshtë pikturës së Kremlinit duke u djegur

Pesë gjëra që duhen ditur për bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë

"Mësimet që i kemi marrë gjatë pandemisë COVID po harrohen", paralajmërojnë shkencëtarët britanikë

"Vërtet më i keqi", Trump kërkon heqjen e portretit të tij presidencial

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

“Kur të dalë nga shtëpia do të zhdukem nga ti” - Egli Tako i kërkon llogari Gjestit për deklaratën e fortë

Një pjesë e madhe e Tifozave Kuq e Zi braktisin stadiumin gjatë ndeshjes me Andorrën

Qytetarët e Kroacisë raportojnë për spirale të çuditshme në qiell

Kurti: Para drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare, Serbia do të mbahet gjithmonë përgjegjëse për krimet në Kosovë

Pesë gjëra që duhen ditur për bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë

Mushkolaj: LDK-ja e vendosur për opozitë, koalicioni LVV-PDK mbetet për t'u parë