Site icon Telegrafi

Me gjithë se të ndarë, Stresi e mban në zemër ish-të dashurën

(Foto: Instagram/Stresi/TCH)

Stresi dhe Kejsi janë ndër çiftet më të komentuara në shoubizin shqiptar. Ndarja e tyre bëri zhurmë të madhe në faqet rozë, ashtu siç vazhdojnë dhe bëjnë deklaratat që secili prej tyre bën dhe poston në Instagram.

I ftuar për herë në emisionin “Shiko Kush Luan”, reperi sërish bëri deklarata të cilat do të komentohen, mbi të gjitha ato që kanë të bëjnë me ish-partneren e tij.

Gjatë lojës “Paint ball” reperi shqiptar qëlloi foton e Kejsit për pyetjen : “Cilin prej këtyre personazheve e ke tatuazh në zemër përjetësisht?” – transmeton TCH.

E si të mos mjaftonte kjo, Stresi goditi sërish foton e Kejsit për pyetjen se me cilën nga vajzat mund të kishte pasur një histori dashurie nëse nuk do ishte në “Menopauzë”. (Batutë e përdorur nga Stresi me humor për situatën e marrëdhënies së tyre).

Mesa duket edhe pse të ndarë, Stresi vazhdon dhe ruan respekt dhe dashuri për Kejsin.

Exit mobile version