Pesë anëtarë të së njëjtës familje, përfshirë një vajzë dyvjeçare, janë gjetur të vdekur në një shtëpi në shtetin amerikan të Utah.

Edhe një 17-vjeçar është gjetur i gjallë por me plagë me armë zjarri, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Nuk është ende e qartë nëse ai është i dyshuar apo viktimë në këtë rast, sipas policisë lokale.

skynews utah police west valley city 6779408

Roxeanne Vainuku, zëdhënëse e policisë për West Valley City, një periferi e Salt Lake City, tha se mendohet të jetë një incident i izoluar dhe "ne nuk besojmë se ka një të dyshuar të lirë".

Nuk është bërë e ditur se si kanë vdekur pesë personat dhe ekipet mjeko-ligjore kanë qenë në shtëpi si pjesë e një hetimi për vrasje.

skynews west valley city utah 6779583

Policia u alarmua të martën nga një i afërm i shqetësuar i cili hyri në shtëpi nga garazhi dhe gjeti të gjallë 17-vjeçarin.

Kur oficerët arritën, ata zbuluan viktimat në pjesën kryesore të shtëpisë.

Screenshot 3 47

Policia u thirr fillimisht në shtëpi të hënën pasi një i afërm tha se gruaja që jeton atje nuk kishte kontaktuar për disa ditë. /Telegrafi/