Protesta e paralajmëruar nga dy partitë opozitare, AAK dhe Nisma e cila do të mbahet sot ka edhe skenarin e saj.
Fillimisht dy nisjet e protestuesve drejt sheshit “Skënderbeu” do të bëhen në formë simbolike nga Sheshi “Zahir Pajaziti” dhe nga Biblioteka Kombëtare që është organizim i studentëve të cilët kanë shprehur gatishmëri që të marrin pjesë në protestë.
Autobusët, të cilët do të vijnë me protestues nga komunat e Kosovës do të zbarkojnë tek parkingu prapa Pallatit të Rinisë, të cilët do të mblidhen te sheshi “Zahir Pajaziti” për të vazhduar drejt sheshin “Skënderbeu”.
Protesta e paralajmëruar paqësore do të zgjatë rreth 40 minuta dhe fjalime do të mbajnë liderët e dy partive, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj si dhe Jakup Krasniqi e Pal Lekaj.
Deputeti i Nisma-s, Enver Hoti, i cili është edhe pjesë e organizimit të kësaj proteste, tha për KosovaPress se me këtë formë të protestës në mënyrë paqësore do të manifestohet tërësisht refuzimi ndaj këtij regjimi antikushtetues në mënyrë paqësor, ku edhe është bërë skenari i veprimit.
Në sheshin “Skenderbeu” tashmë është vendosur bina ku do të mbahen fjalimet. /Telegrafi/