Drejtori i kësaj shkolle, Teodor Xhai, tha se kjo situatë ndikon jo vetëm në mbarëvajtjen e procesit mësimor, por përbën rrezik edhe për shëndetin e nxënësve dhe mësuesve.
“Në shkollën Urani Rumbo mungon uji i pijshëm, mungon rrjeti ujor. Ambientet shkollore lënë shumë për të dëshiruar si dhe palestra e shkollës është në gjendje minimalisht jo funksionale. Mikrobet hedhin valle në gjithë shkollën, duhet ujë në shkollë. Familjet e nxënësve do na fajësojnë me të drejtë për gjendjen shëndetësore të fëmijëve të tyre. Masa që është marë është mbyllja provizore deri në 16/09”, tha zoti Xhai.
Mësuesit kërkuan që në një kohë sa më të shkurtër të merren masat e duhura, në të kundërtën, protesta një orëshe do të përshkallëzohet në ditët e ardhshme, raportoi BW.
Shkolla 9 vjecare “Urani Rumbo” frekuentohet nga 480 nxënës e rreth 35 mësues./Telegrafi/