Site icon Telegrafi

Gjilani konfirmon besimin ndaj trajnerit Adrian Nuhiu – ky i fundit ka ofruar dorëheqje, klubi e ka refuzuar

Ardian Nuhiu pas barazimit mes Gjilanit dhe Suharekës (1-1), ka ofruar dorëheqjen e tij nga posti i trajnerit, por klubi e ka refuzuar këtë gjë, duke i dhënë mbështetjen e plotë.

Këtë gjë klubi e ka bërë edhe me një postim në rrjetet sociale, duke vlerësuar punën e Nuhiut në rritjen e ekipit.

“Sport Club Gjilani komunikon mbështetjen e plotë për stafin teknik me në krye Ardian Nuhiun, pas kërkesës së tij të fundit për rishqyrtim pozicioni”.

“Pas diskutimeve të hollësishme dhe analizimit të situatës, bordi ka vendosur që të ofrojë mbështetjen dhe besimin e plotë për kryetrajnerin Nuhiu dhe gjithë stafin teknik, duke konsideruar se kanë dhënë kontribut të paçmueshëm në ndërtimin e ekipit”.

“Besojmë fuqishëm në kryetrajnerin Nuhiu dhe stafin teknik që kanë aftësinë dhe vendosmërinë e duhur për të vazhduar këtë rrugë dhe për të kapërcyer çdo sfidë që mund të hasim”.

“Ne jemi të gjithë bashkë në këtë proces dhe mbështetja jonë ndaj tij dhe stafit mbetet e plotë”, thuhet në njoftim.

Gjilani pas 13 ndeshjeve ka tubuar 14 pikë dhe mban vendin e tetë në renditje. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version