Gjilani ka aktualisht 78 raste aktive me COVID-19, Haziri apelon për kujdes të shtuar

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbajtur mbledhjen e radhës së vlerësimit të situatës së përballjes me këtë virus.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka apeluar qytetarët për kujdes të shtuar, derisa ka njoftuar se Gjilani aktualisht ka 78 raste aktive me COVID-19.
Ai ka kërkuar nga qytetarët që të mos e neglizhojnë COVID-19, por t’i përmbahen rregullave, si e vetmja mënyrë e parandalimit të përhapjes së infeksionit.
Gjendja e përgjithshme në Gjilan është kjo: 1099 të infektuar në total, 974 të shëruar, 47 të vdekur, 78 raste aktive, 17 të hospitalizuar dhe 52 mostra në pritje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/10/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































