Amir Rrahmani dhe shokët e tij të skuadrës do të kenë një motiv më shumë sot për të treguar vlerat e tyre ndaj Dinamos së Zagrebit.
Sipas mediave kroate, konkretisht “dalmacijanews.hr”, në Split pritet që në përballjen e sotshme që nis në orën 19:00 do të jenë të pranishëm skautë të Manchester United, Chelseat dhe Sampdorias.

Sigurisht ata mund të kenë ardhur me qëllime të qarta, pasi dihet se Dinamo e Zagrebit ka në përbërje disa talente që kanë marrë vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane, si Pjaca dhe Coriç, por edhe me Splitin ka mjaft lojtarë që po spikasin, ku ndër ta edhe qendërmbrojtësi Amir Rrahmani.


22-vjeçari shqiptar bëri një paraqitje mjaft të mirë në ndeshje e fundit me Dinamon e Zagrebit që u vendos nga një “mrekulli” e Pjacës, teksa mori vlerësime maksimale nga media vendase, duke u përfshirë edhe në formacion e asaj jave.

Më parë në median kroate është shkruar edhe për praninë e Litbarskit në ndeshjen NK Zagreb – RNK Split, ku ish-kampioni i botës me Gjermaninë që punon për llogari të Wolfsburgut në listën e tij për të vëzhguar ka patur edhe Rrahmanin. /Telegrafi/

telegrafi sport app