Gjesti ka pasur së fundmi një debat të ashpër me Laert Vasilin, pasi ky i fundit kërkoi një darkë me Olën.
Ai i tha se po e bën këtë vetëm për lojë dhe se nuk mund të ketë pëlqim për të gjitha vajzat në këtë shtëpi.
Këngëtari nga Peja ia përmendi fillimisht Livian, më pas Valbonën e tani në fund edhe Olën.
I njëjti thekson se po i dhemb për faktin që nuk është real dhe jo se i pëlqen ndonjëra.
“E ke ulur afër Livian, se u ndave me Valbonën shkove te Livia, pas Livias shkove te Ola. Të gjitha i ki të lidhura”, iu drejtua Gjesti.
Laerti tha: “Bëj atë që besoj unë dhe ndjej unë. E di publiku çfarë besoj unë. Lajme të rrejshme nuk prodhoj unë”.
Gjesti tutje shtoi: “E ke bërë gjithë skenarin me Livian për t’i qëndruar afër. Po më djeg se je false”. /Telegrafi/