LAJMI I FUNDIT:

Gjesti flet më në fund për Diellzën ‘misterioze’ para publikut: Ajo vajzë më ka mbajtur me bukë, ndihem në borxh me të

Gjesti flet më në fund për Diellzën ‘misterioze’ para publikut: Ajo vajzë më ka mbajtur me bukë, ndihem në borxh me të

Në spektaklin e së shtunës të Big Brother VIP Albania 4, Gjesti foli për herë të parë për ish-të dashurën e tij, të cilës i kishte kushtuar edhe një letër emocionuese në Ditën e të Dashuruarve.

Reperi pranoi se lidhja e tyre kishte qenë shumë e fortë dhe se kujtimet me të mbeten të pashlyera. “Ajo ka bërë gjithçka për mua dhe ndihem në borxh me të,” tha ai, duke treguar se vajza me të cilën kishte bashkëjetuar e kishte mbështetur jo vetëm atë, por edhe miqtë e tij.

Teksa në shtëpi kishte nisur të përflitej për një ndjenjë të mundshme mes tij dhe një tjetër banoreje, Gjesti u pyet nëse vazhdon të jetë i dashuruar me ish-partneren, emri i së cilës fillon me shkronjën D.


“Jo… Thjesht çfarë kam përjetuar me atë vajzë nuk besoj se do ta përjetoj më me dikë tjetër. I kemi ndarë rrugët, por ajo mbetet një pjesë e rëndësishme e jetës sime,” u shpreh ai.

Ai tregoi se ndarja kishte ndodhur rreth 7-8 muaj më parë, dhe se edhe pse në fillim e kishte menduar shpesh, tani për të ishte më e lehtë të ecë përpara.

Gjesti gjithashtu zbuloi se letra që ai kishte shkruar për ish-partneren nuk ishte një letër e zakonshme, por një këngë.

“Që nga fillimi i karrierës kam qenë me të. Ndihem në borxh me atë vajzë. Nuk munda ta lexoja letrën, sepse isha shumë keq emocionalisht. Kjo është arsyeja pse gjatë surprizës së Eglit nuk reagova shumë – isha i zhytur në kujtime dhe në ndjenjat që kam përjetuar me të,” rrëfeu ai.

Historia e tij preku jo vetëm banorët, por edhe publikun, duke treguar një anë të tij më të ndjeshme dhe të sinqertë. Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse kjo rrëfim do të ndikojë në rrugëtimin e tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një gjë e paprecedentë, ndodh për herë të parë në BBVA - opinionistët zgjedhin dy banorë për t'i çuar kokë me kokë në një televotim

Një gjë e paprecedentë, ndodh për herë të parë në BBVA - opinionistët zgjedhin dy banorë për t'i çuar kokë me kokë në një televotim

Magazina
Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky

Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky

Magazina
Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen

Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen

Magazina

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Magazina
Ironia e fatit: Krisa eliminohet nga televotimi në të cilin çoi veten dhe vajzat e shtëpisë

Ironia e fatit: Krisa eliminohet nga televotimi në të cilin çoi veten dhe vajzat e shtëpisë

Magazina
Një vit më parë u skualifikua se i derdhi alkool në fytyrë, Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi darkojnë dhe 'rikthejnë' skenën e famshme të BBVA 3

Një vit më parë u skualifikua se i derdhi alkool në fytyrë, Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi darkojnë dhe 'rikthejnë' skenën e famshme të BBVA 3

Magazina
Kalo në kategori