Gjermanisë i duhen 400 mijë punëtorë në vit – kërkohet lehtësim të procedurave për vizat e punës

Shefja e Agjencisë Federale të Punës, Andrea Nahles, ka kritikuar mënyrën e lëshimit të vizave për punëtorët e kualifikuar.
Nahles thotë se lëshimi i ngadaltë i vizave dhe pengesat në autoritetet e imigracionit, nuk mund të konsiderohen si plan i asyeshëm i Qeverisë.
“Nga këndvështrimi i kreut të agjencisë së punësimit , Andrea Nahles , planet e kabinetit federal për të lehtësuar imigrimin e punëtorëve të kualifikuar nuk mjaftojnë për të sjellë mjaftueshëm punëtorë në Gjermani. Deri më tani ne i dimë vetëm pikat kyçe, dhe unë do të thosha: po shkon në drejtimin e duhur, për shembull me synimin për mundësitë më të lehta të imigrimit për shkak të përvojës profesionale,” i tha Nahles gazetës Frankfurter Allgemeine.
Megjithatë, ajo nuk është ende e bindur se me propozimet mund të arrihet numri i nevojshëm i punëtorëve nga vendet e treat si Kosova, por thekson se ka ende “shumë pengesa”.
Nahles theksoi se Gjermanisë i duhen 400 mijë punëtorë në vit për të mbushur boshllëkun e nevojshëm.
“Qeveria federale në të adhmën dëshiron të mbushë boshllëkun e punëtorëve të kualifikuar duke rritur numrin e punëtorëve nga jashtë.
Sipas Nahles, më shumë shtetas jo-BE duhet të lejohen të hyjnë në vend pa një kualifikim të caktuar.
“Kriteret e përzgjedhjes duhet të jenë përvoja profesionale ose lidhje me Gjermaninë. Në fund të nëntorit, Kabineti Federal vendosi për pikat kyçe përkatëse”, shprehet ajo.
Nahles duke iu referuar çështjes së vizave, thotë se në konsullatat gjermane ndonjëherë ka muaj pritje.
“Ky është një disavantazh konkurrues në krahasim me vendet e tjera. Dhe me gjuhën tonë të komplikuar, ne jemi tashmë në disavantazh në krahasim me shtetet anglishtfolëse”.
Nahles kritikon pajisjet e dobëta të autoriteteve
Ish-kryetarja e SPD-së ngriti pyetjen nëse “vërtet duhet të kontrollohet gjithçka” jashtë vendit, “apo mjaftojnë pyetjet lidhur me sigurinë?
Ajo thotë se do të ishte mirë që punëtorët që marrin një vizë pune, mso të maltretohen me pyetje, pasi thekson se ata mund të hyjnë fillimisht në vend dhe pyetjet e mbetura mund të sqarohen në Gjermani.
“Disa shtete federale si Bavaria ose Saarland tani kanë një pikë kontakti në mbarë shtetin. Të tjerët gjithashtu duhet të shkojnë në këtë mënyrë,” kërkoi ajo.
Gjermania është “mirë e këshilluar që të promovohet në mënyrë më aktive jashtë vendit”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë