LAJMI I FUNDIT:

Patrullime dhe de-përshkallëzim të situatës gjatë protestave nëse është e nevojshme – Gjermania në pranverë dërgon në Kosovë një kontingjent këmbësorie

Patrullime dhe de-përshkallëzim të situatës gjatë protestave nëse është e nevojshme – Gjermania në pranverë dërgon në Kosovë një kontingjent këmbësorie

Bundeswehri gjerman ka bërë të ditur se në pranverë do të dërgojë në Kosovë trupa shtesë në kuadër të KFOR-it, saktësisht një kontingjent shtesë këmbësorie, të cilët do të merren me patrullime dhe siç thuhet nëse është e nevojshme edhe me de-përshkallëzimin gjatë protestave dhe trazirave.

Kështu bëhet e ditur në një komunikatë për media të Bundeswehrit.

Komandanti gjerman, Bernd Schütt ditë më parë gjatë një vizite në Prishtinë, saktësisht gjatë një vizite që i bëri KFOR-it ka thënë se dislokimi i forcave të KFOR-it në Kosovë ishte, është dhe mbetet i domosdoshëm për ruajtjen e stabilitetit në këtë rajon.


“Ne do të vazhdojmë të jemi të përkushtuar ndaj këtij misioni me vendosmëri”, citohet të ketë thënë gjenerallejtënant Schütt, gjersa shtoi se “jo vetëm sepse jemi të bindur për rëndësinë strategjike të këtij rajoni në zemër të Evropës, por edhe sepse së bashku kundërshtojmë dhunën dhe terrorizmin”.

Gjenerallejtënant Schütt paralajmëroi se Gjermania në pranverë do të rritë praninë e trupave në kuadër të KFOR-it, saktësisht një kontingjent këmbësorie.

“Në pranverë do të dërgojmë një kontingjent shtesë këmbësorie në veprim”, tha gjenerallejtënant Schütt.

Nga më pak se 80 ushtarë sa janë, do të vendosen pothuajse 300 ushtarë gjermanë, duke përfshirë edhe stafin mbështetës.

“Portofoli i tyre i detyrave përfshin patrullimet, detyrat e sigurisë dhe nëse është e nevojshme, de-përshkallëzimin gjatë protestave dhe trazirave”, shpjegoi gjenerallejtënant Schütt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Reagimi i BE-së për zgjedhjet, Kallas dhe Kos: Kosova ka treguar angazhim për parimet demokratike

Reagimi i BE-së për zgjedhjet, Kallas dhe Kos: Kosova ka treguar angazhim për parimet demokratike

Lajme
Kalo në kategori