LAJMI I FUNDIT:

Gjermania: Jemi skeptikë për “korrigjimin e kufijve” Kosovë-Serbi

Gjermania: Jemi skeptikë për “korrigjimin e kufijve” Kosovë-Serbi

Qeveria gjermane është skeptike për idenë e shkëmbimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo është bërë e ditur nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, gjatë një vizite zyrtare në Tiranë.

I pyetur nga gazetarët, ministri gjerman theksoi se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë një zgjidhje, por për shkëmbimin e kufijve qeveria federale e Gjermanisë është shumë e përmbajtur dhe skeptike.


“Ne kemi zhvilluar biseda të ndryshme me përfaqësues të vendeve të rajonit. Ekziston frika që të mbërrihet në shkëmbimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë. Ekziston edhe frika e një efekti domino. Jemi skeptikë dhe diskretë me këtë pikë. Është çështje që duhet të sqarohet. Ideja për korrigjimin e kufijve Kosovë-Serbi ka nevojë për sqarim. Nëse korrigjimi i kufijve do të jetë pjesë e kësaj zgjidhje, ne jemi vërtetë skeptikë edhe të përmbajtur”, deklaroi ministri i Jashtëm i Gjermanisë. /tvklan.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

Lajme
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori