Në garë kundër coronavirusit, Gjermania duket se varet nga rritja e numrit të testimeve dhe ashpërsimit të masave të karantinës për të thyer zinxhirin e infektimit, një strategji e “kopjuar” nga Koreja Jugore, suksesin e së cilës kundër pandemisë, është duke e pasur zili e gjithë bota.
Aktualisht, Gjermania është duke kryer testime për coronavirus më shumë se secili vend tjetër evropian, me një shkallë prej 300,000 deri në 500,000 brenda një jave, kanë thënë zyrtarët.
Mirëpo, qeveria e cancelares gjermane, Angela Merkel synon të arrijë shifrën e të paktën 200,000 testimeve në ditë, kanë raportuar mediat gjermane, duke u bazuar në një dokument të Ministrisë së Brendshme.
Synimi është vënë në të testuarit e të dyshuarve me coronavirus, si dhe të të gjithë rrethit të personave që kanë qenë në kontakt me rastet e konfirmuara.
Aktualisht kriteret e testimit janë fokusuar në persona që kanë simptoma të sëmundjes COVID-19, që shkakton coronavirusi, apo në persona që kanë qenë në kontakt me rastet e konfirmuara.
Sipas dokumentit, ideja e strategjisë së re është kalimi nga testimet “që konfirmojnë situatën” në testimet “që shkojnë përtej”.
Një armë e fuqishme në këtë betejë do të ishte përdorimi i lokacionit përmes telefonave të mençur, ashtu që të vëzhgohen lëvizjet e pacientëve dhe potencialisht që të izolohen të njëjtit.
Vëzhgimi përmes telefonave
Ndonëse zyrtarë qeveritarë dhe epidemiologë kanë përkrahur idenë e vëzhgimit përmes telefonit, kjo ide vazhdon të jetë kontroverse për mendësinë që ekziston rreth privatësisë në Gjermani, një komb që ka në të kaluarën epokën naziste dhe policinë sekrete të periudhës komuniste.
Megjithatë planet e propozuara të Gjermanisë për strategjinë, “ndjekje, testim dhe trajtim” duket se kanë qenë të suksesshme për Korenë Jugore, e cila ka arritur të kontrollojë shpërthimin.
Aty janë përfshirë kontrollet masive për pacientët potencialë si dhe është shfrytëzuar teknologji e madhe për të monitoruar pacientët.
Pavarësisht pse Gjermania dhe Koreja Jugore janë dy shtete të ndryshme, strategjia e kombit aziatik ndaj virusit “mund të jetë shembull”, ka thënë udhëheqësi i Institutit Robert Koch në Gjermani, Lothar Wieler.
“Pika kyçe qëndron në vëzhgimin e të dhënave përmes telefonit”, ka shtuar mes tjerash ai.
Në prag të stuhisë
Me një total prej 389 vdekjeve nga 52,000 raste të konfirmuara, Gjermania ka shkallë të mortalitetit vetëm 0.7 për qind – në krahasim me Italinë, 10 për qind dhe Spanjën tetë për qind.
Mirëpo ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka paralajmëruar se ky shtet mund të përballet me “stuhi” të rasteve të reja në javët në vijim.
Wieler ka paralajmëruar se skenat dramatike të spitaleve italiane mund të ndodhin edhe në Gjermani.
“Ne nuk mund ta përjashtojmë mundësinë, që të kemi më shumë pacientë sesa ventilatorë”, ka thënë ai.
Me më shumë se 25,000 shtretër për kujdes intensiv, të pajisur me ventilatorë, Gjermania aktualisht është në pozicion më të mirë sesa shumë shtetet tjera, për t’u përballur me fluks të pacientëve.
Mirëpo si pasojë e mosfinancimit të duhur të sistemit shëndetësor në këtë shtet, Gjermania tani përballet me mungesë të stafit mjekësor.
“Në muajt e fundit, disa shtretër për kujdes intensiv është dashur të largohen për shkak të mungesës së stafit”, ka thënë Reinhard Busse, specialist për ekonomi shëndetësore, në Universitetin Teknik në Berlin.
Gjermania aktualisht ka rreth 17,000 pozita të lira për infermierë.
Si rezultat, shumë spitale kanë angazhuar mjekë të pensionuar apo studentë të mjekësisë për të qenë gati në rast të përshkallëzimit të situatës.
“Edhe para krizës me koronavirus, operacionet është dashur të anulohen për shkak të mungesës së stafit”, ka thënë Uwe Luebking, kryetar i politikave për tregun e punës në Asociacionin Gjerman të Komunave dhe Qyteteve, për agjencinë e lajmeve, AFP.
Ekspertët thonë se edhe pas sigurimit të personelit, infermierët duhet të kalojnë deri në katër orë në ditë duke rregulluar formularë, pasi Gjermania vazhdon të jetë mbrapa vendeve tjera në digjitalizim administrativ.
Për të përkeqësuar gjërat edhe më shumë, masat e kufizimit dhe kontrollet kufitare, mund të parandalojnë shkuarjen e punëtorëve të huaj në Gjermani.
Polonia duket të jetë prekur më së shumti nga kjo masë. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës