Super ndeshja mes Gjermanisë dhe Spanjës u mbyllur me rezultat 1-1, duke bërë që të dyja kombëtaret të ndajnë nga një pikë.

Ndeshja e Spanjës, e vlefshme për raundin e parë të Ligës së Kombeve për Grupin 4 të Ligës A, prodhoi disa raste por, vetëm dy gola.


Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa pjesa e dytë solli dy sosh.

Werner shënoi i pari në minutën e 51-të për të kaluar në avantazh skuadrës e Joachim Low.

Kur mendohej se Gjermania do të siguronte tri pikët, spanjollët kanë gjetur golin e barazimit me Jose Gaya në minutën e 96-të. /Telegrafi/

telegrafi sport app