LAJMI I FUNDIT:

Gjenerali Mekenz konfirmon mbështetjen e SHBA-ve për FSK-në

Gjenerali Mekenz konfirmon mbështetjen e SHBA-ve për FSK-në

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës , Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama pas takimeve të shumta që patën në shtetin e Ajovës së SHBA-ve, sot  kanë vazhduar vizitën e tyre në Vashington. Ministri dhe Komandanti i FSK-së në Vashington Fillimisht kanë bërë homazhe në ‘Varrin e ushtarit të panjohur’.

“Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama ka pasur takim me gjenerallejtënant Keneth Mekenzi (Kenneth F. McKenzie)   Shef i J-5 (Drejtor për Politika  dhe  Planifikimet Strategjike) të Komandës së Bashkuar të Ushtrisë së SHBA-ve. Në takim komandant Rama  e ka njoftuar gjeneralin Mekenzi për zhvillimet dhe arritjet e FSK-së, me përgatitjet dhe procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura (FAK). Me këtë rast gjenerali Mekenzi edhe në herë konfirmoi mbështetjen e SHBA-ve  ashtu si deri më tash për FSK-në edhe në të ardhmen pas transformimit në FAK”, thuhet në njoftimin për media.

Me këtë rast gjenerali Mekenzi i njoftoi komandantin Rama lajmin e mirë për pranimin e dy kadetëve të FSK-së në akademinë ushtarake në Vest point (West Point), akademi kjo me traditë të gjatë mbi 200 vjeçare dhe  më e  njohura në botë. Dy kadetët e pranuar të FSK-së janë Arilena Shala dhe Ylli Dalladaku.


Gjatë ditës së sotme delegacioni i MFSK-së dhe FSK-së me në krye ministrin Haki Demolli dhe komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama do të vazhdojnë takimet  në Pentagon, Departamentin e Shtetit dhe në Këshillin Kombëtar të Sigurisë./Telegrafi/

0a3ac93b-9c22-47a1-91c8-83a81f14b37a

fa785fea-ca75-4412-bcec-4ad02dba08c6

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori