Bizneset e vogla në Gjirokastër po gjejnë vështirësi nga situata e pandemisë së Coronavirusit. Tregtimi i prodhimeve është bërë më i vështirë, ndërsa fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm. Prodhues të vegjël po përpiqen të gjejnë rrugë të reja si lidhjen me klientët përmes shërbimeve postare apo shitjet “online”.
Disa nga bizneset e vogla në Gjirokastër nuk i kanë mbijetuar periudhës së izolimit prej pandemisë së Coronavirusit duke mos e rikthyer aktivitetin në mjediset e mëparshme. Të tjera biznese të vogla, sidomos në zonën historike të qytetit, gjejnë vështirësi nga rënia e fuqisë blerëse.
Anastas Petridhi u vendos në Pazarin e Gjirokastrës gati 10 vite më parë dhe ka një përvoje rreth 35 vjeçare në punime druri. Ai thotë se tani përballet me vështirësi të shumta.
“Ne jemi mbështetur me pagat e luftës , tre paga i kemi marrë. Mirëpo këto paga ku të shkonin më përpara, për shkak të detyrimeve të ndryshme që ka një biznes”, thotë Petrithi.
Ai shton se situata e pandemisë e ka thelluar varfërinë dhe kjo ndihet në tërheqjen e pakët të produkteve që ai tregton.
“Pandemia ka ndikuar akoma më shumë në varfërimin e shtresave të popullsisë dhe kjo ka ndikuar në shpenzimet e tyre ndaj biznesit”, shton ai.
Mjeshtri i punimeve të drurit thotë se këtë vit biznesi do mbështetet tek i ashtuquajturi “turizëm patriotik”.
“Mendoj se ky sezon do jetë më tepër me vizitueshmëri nga vendasit. Do jetë një sezon turistik patriotik. Ne shpresojmë në Gjirokastër të vijnë sa më shumë vizitorë, edhe promovimi po bëhet, qyteti është në UNESCO prej 15 vitesh.”
Ndërsa Burbuqe Muka merret me punime tradicionale dhe së bashku me bashkëshortin kanë edhe një tregtore të vogël ku shesin sende tradicionale të vjetra. Tek qëndis një figurë nëne me foshnjën ajo thotë se vështirësitë e këtij viti janë të mëdha për biznesin e vogël.
“Katastrofë, shumë keq. Fuqia blerëse ka rënë, patjetër .Edhe nëse bëjnë porosi në internet kthehen. Janë bërë pothuajse zero. Pandemia ndikoi shumë”, thotë Muka.
Ajo thotë se po bën përpjekje ti paraqesë prodhimet e saj në rrjetet sociale për të nxitur “shitjet on line”, por porositë sipas saj kanë rënë ndjeshëm.
“Për momentin është shumë e vështirë ,paraqesim produkte nëpërmjet Facebook, Instagramit, aq sa arrijmë realizojmë transportin e tyre me postë. Por së fundi nuk ka kërkesë, pothuajse zero. Biles e shikojmë të zezë situatën edhe për vitin që vjen pasi ekonomia nuk e merr veten menjëherë”, thotë ajo.
Ndërkohë Kastrito Sterio është një prodhues mjalti nga Përmeti që shfrytëzon herë pas here panaire të vogla tregtare për të paraqitur prodhimet e tij.
“Prodhimi i mjaltit është një traditë familjare që nga 1975, kurse vetë që po merrem me bletët kam që në 2005. Mjaltin e tregtoj në Shqipëri por edhe jashtë tek emigrantët që kthehen nga diaspora Amerika, Greqia, Italia, etj.”, thotë Sterio.
Ai thotë se pandemia nuk e ka penguar të dërgojë tek klientët prodhimet e mjaltit, ndërkohë që kërkesa sipas tij është rritur në këtë periudhë.
“Në kohën e pandemisë ishte pak problem dërgesa por nëpërmjet postës kemi dërguar porosi. Kërkesa gjatë pandemisë ka qenë më e lartë për shkak se njerëzit kërkonin produkte cilësore që ta përballonin sa më mirë pandeminë”, shton ai.
Njësitë vendore kanë dhënë pak mbështetje për biznesin e vogël në lehtësimin e detyrimeve fiskale. Organizmat e biznesit kanë kërkuar mbështetje të qëndrueshme jo vetëm në lehtësimin e taksave, por edhe për daljen në treg sidomos të bizneseve të vogla prodhuese.
Në Shqipëri shumica e biznesit të vogël shërben për vetëpunësimin e familjarëve dhe kriza e këtij biznesi do të thellonte më tej varfërinë dhe mbijetesën e mjaft familjeve. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë