LAJMI I FUNDIT:

Gjendet trupi i pajetë i një 34-vjeçari nga Velesi

Gjendet trupi i pajetë i një 34-vjeçari nga Velesi

Trupi i pajetë i një të riu nga Velesi është gjetur nën urën e hekurt në vendbanimin Dvorovi në Veles, informoi për AIM-n, Biljana Gjakovska zëdhënëse e SPB Veles. Nga Prokuroria thonë se është identifikuar trupi i pajetë.

Prokurorja publike Anastasija Milanova ishte në vendin e ngjarjes dhe sipas informacioneve fillestare, siç thonë nga PTHP Veles në trupin e 34-vjeçarit që u gjet i pajetë nuk kishte gjurmë dhune.

“Bëhet fjalë për një burrë nga Velesi, i lindur në vitin 1990, ndërsa trupi i tij ishte i shtrirë përtokë nën urë, pothuajse në mes të gjatësisë së strukturës së hekurit. Në informacionet fillestare mund të them vetëm se në trupin e 34-vjeçarit nuk ka asnjë gjurmë dhune apo plagë me thikë. Në vend janë marrë mostra të gjurmëve shtesë, si dhe lloje të tjera të materialit që do të dërgohen në Departamentin për hetime kriminalistike të MPB-së në Shkup.


Prokurorja Milanova tashmë ka kërkuar që trupi i të ndjerit të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup”, njofton Cvetanka Bogoevska, prokurore publike themelore për rajonin e Velesit.

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori