Sot rreth orës 12:00 është gjetur trupi i pajetë i katërvjeçarit i cili ishte raportuar si i zhdukur pasditen e së hënës nga fshati Akrashticë e Vushtrrisë.
Telegrafi ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka konfirmuar gjetjen e trupit të pajetë të katërvjeçarit.
Sipas tij, trupi është nxjerr nga kanali i Ibër-Lepencit në fshatin Bukosh të Vushtrrisë.
“Rreth orës 12:00 ekipi i kërkim shpëtimin ka gjetur trupin e pajetë të katërvjeçarit. Dyshohet që katërvjeçari ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Akrashticë dhe nga rrjedha e lumit është gjetur në fshatin Bukosh”, ka thënë Zahiti.
Zahiti tha se për momentin trupi i pajetë i katërvjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. /Telegrafi/