Site icon Telegrafi

Policia e Kosovës jep detaje mbi vdekjen e gjyqtarit Rilind Berisha

Policia e Kosovës ka dhënë detaje sot (e martë) mbi vdekjen e gjyqtarit të futbollit, 26-vjeçarit Rilind Berisha.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 11:40, në qytetin e Pejës.

Tutje thuhet se në vendin e ngjarjes është sekuestruar një pistoletë, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Lexo po ashtu Futbolli kosovar në zi, ndahet nga jeta në moshë të re gjyqtari Rilind Berisha

“Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”.

“Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një pistoletë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version