Gjendet pa shenja jete një person në Pejë - Policia hap rast hetimi

Një person është gjetur pa shenja jete të mërkurën në rrugën “Asllan Pushka” në Pejë.
Rasti është bërë i ditur nga zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Fadil Gashi.
“Rreth orës 10:30 policia është njoftu se në rrugën “Asllan Pushka” në Pejë, dyshohet për një person pa shenja jete. Në vendngjarje kanë dal policia dhe emergjenca, mjeku e ka konstatu vdekjen e viktimës", tha ai.
Rasti në polici është hapur si “Hetim i vdekjes”.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.
Nga
Telegrafi
03/05/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































