Policia e Kosovës ka njoftuar se trupi i një gruaje është gjetur në një aneks të shtëpisë së saj.

Rasti ka ndodhur të shtunën në Pejë.


Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/