Gjendet një person pa shenja jete në Kamenicë

Nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës është bërë e ditur se të shtunën në Kamenicë është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore. Policia e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë.
Më pas trupi i pa jetë është dërguar për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
Kamenicë 20.05.2017 – NN. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në nje objekt është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K/Shqiptar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML. për obduksion.
Nga
Telegrafi
21/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































