Gjendet një person i pajetë në Tiranë, dyshohet të jetë vrarë me thikë

Një person, ende i paidentifikuar, është gjetur i pajetë në zonën e Babrrusë në Tiranë.
Viktima ka shenja të plagosjes me thikë dhe dyshohet, sipas policisë, që të jetë edhe shkaku i humbjes së jetës së tij.
Viktima dyshohet rreth 50 vjeç, ndërsa po punohet për identifikimin e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































