Gjatë javës së kaluar Policia e Ferizajt regjistron 36 aksidente

Gjatë javës së kaluar dhe gjatë vikendit janë regjistruar gjithsejt 36 aksidente në rrugët regjionale dhe ato lokale të Ferizajt. Nga këto aksidente, 21 prej tyre kanë pësuar dëme materiale, ndërkaq, janë lënduar 28 persona.
Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rjaonin e Ferizajt, ka thenë për Telegrafin se policia po vazhdon të realizon plane operative në terren me qëllim të parandalimit të aksidenteve.
Sipas tioj shqiptimi i gjobave në numër mjaftë të madh ka për qëllim parandalimin e aksidenteve.
“Policia e Kosovës nuk ka për qëllim ndëshkimin e vozitësve, por vetëdijësimin e tyre për parandalim të aksidenteve. Shkaku I shpejtësisë dhe mospërshtatjes së kushteve rrugore gjatë javës së kaluar janë gjithsejtë 36 aksidente në komunikacion. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut”, ka thenë Veseli.
Sipas tij, gjatë javës së kaluar janë shqiptuar gjithsejtë një mijë e 109 gjoba kundërvajtëse./Telegrafi/


















































