LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë të vdekur dhe 309 raste me coronavirus për 24 orë

Gjashtë të vdekur dhe 309 raste me coronavirus për 24 orë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.287 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 309 raste pozitive.

IKSHPK njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç), Obiliq 1 rast (79 vjeç), Prishtinë 1 rast (77 vjeç), Prizren 1 rast (80 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (58 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 49.866 raste nga 175.052 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.290 raste të vdekjes.


Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 546 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 38.118 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.478.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 110 raste, Mitrovicë 42 raste, Prizren 25 raste, Obiliq 12 raste, Podujevë 12 raste, Ferizaj 11 raste, Vushtrri 9 raste, Drenas 8 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Malishevë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Gjilan 7 raste, Istog 7 raste, Kaçanik 7 raste, Lipjan 7 raste, Pejë 6 raste, Skenderaj 6 raste, Suharekë 6 raste, Kamenicë 4 raste, Kllokot 2 raste, Rahovec 2 raste dhe nga një rast komunat Dragash, Shtime dhe Zubin-Potok.

IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Lajme
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Kalo në kategori