Gjashtë gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Apelit të Shkupit dhanë deklaratë solemne

Deklaratë solemne para fillimit të ushtrimit të funksionit si gjyqtarë të Gjykatës së Apelit Shkup sot para Këshillit gjyqësor dhanë gjyqtarët e sapozgjedhur Elizabeta Nastov, Sofija Milenkova, Cvetanka Siljanoska Kostadinovska, Keti Germanova, Bllagica Gjoshevska dhe Artan Limani.
Gjashtë gjyqtarët për Gjykatën e Apelit Shkup, Këshilli gjyqësor i zgjodhi në maj të këtij viti në seancën e 523-të, pas së cilës skaduan afatet për ankesat rreth përzgjedhjes.
Gjyqtarët Elizabeta Nastov, Sofija Milenkova, Cvetanka Siljanoska Kostadinovska, Keti Germanova dhe Artan Limani vijnë nga Gjykata Themelore Civile e Shkupit, ndërsa gjyqtarja Bllagica Gjoshevska nga Gjykata Themelore e Kriva Pallankës.
Në njoftimin për zgjedhjen e 10 gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit Shkup, Këshilli gjyqësor, përveç këtyre gjashtë gjyqtarëve për fushën civile, zgjodhi edhe katër gjyqtarë për fushën penale.
Për gjykatës në Gjykatën e Apelit Shkup, për fushën penale janë zgjedhur: Marija Kletniçka Markovska, gjyqtare e Gjykatës Themelore Penale Shkup; Ola Ristova, gjyqtare e Gjykatës Themelore Penale Shkup; Ivan Xholev, gjyqtar i Gjykatës Themelore Penale Shkup dhe Betim Jahja, gjyqtar i Gjykatës Themelore Tetovë.
Deklaratë solemne para fillimit të kryerjes së funksionit si kryetar i Gjykatës Themelore Ohër sot dha edhe gjyqtari Bojan Martinoski.
















































